12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Mjekët që u kujdesën për babain e Thaçit u shkojnë për ngushëllime, familja i falënderon për përkushtimin e treguar

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët u kujdesën për babanë e tij gjatë muajve të fundit.

Në një mesazh falënderimi, familja Thaçi vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve, të cilët luftuan me të gjitha mundësitë për ta mbajtur në jetë të ndjerin. Disa prej tyre ishin sot të pranishëm në të pamen e hapur për të shprehur ngushëllimet e tyre.

“Gjatë gjithë këtyre muajve, ata nuk ishin vetëm mjekë, infermierë e personel shëndetësor. Ata u bënë edhe pjesë e dhimbjes së familjes! Faleminderit për gjithçka!”, thuhet në mesazhin e familjes Thaçi.

Familja shpreh mirënjohje të përhershme për kujdesin dhe mbështetjen e treguar nga stafi shëndetësor, duke theksuar humanizmin dhe përkushtimin e tyre në momentet më të vështira./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...