5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Mjeku: Mbi 4 milion e gjysmë euro për tre KRU-të e vendit, vetëm sot Qeveria ndau 1 milion për Impiantin e ujit të Ferizajit

Zv/Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Getoar Mjeku, ka shpalosur vlerat e investimeve qeveritare, të ekzekutuara dhe zotuara në dinamika kohore, për Ndërmarrjet Publike, saktësisht Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, ‘Bifurkacioni’, ‘Gjakova’ dhe ‘Hidroregjioni jugor’.

Shuma investive qeveritare nga e cila përfitojnë konsumatorët e këtyre rajoneve kalon shifrën totale prej 4 milion e gjysmë euro.

Vetëm sot, thotë Mjeku, 1 milion euro janë ndarë për fazën e parë të projektit për ndërtimin e impiantit të ri të ujit të pijshëm në Pleshinë të Ferizajit. Me 250 litra për sekond, kjo fabrikë do të sigurojë furnizim të rregullt për rrethinën. shton Mjeku.

Postimi i plotë:

‘Po financojmë ndërtimin e impiantit të ri të ujit të pijshëm në Pleshinë të Ferizajit. Me 250 litra për sekond, kjo fabrikë do të sigurojë furnizim të rregullt për rrethinën. Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike ndau sot 1 milion euro për fazën e parë të projektit, që arrin në 4 milionë euro deri më 2027. Projektin e zbaton Kompania Rajonale e Ujësjellësit «Bifurkacioni».

Edhe KRU Gjakova përfiton 500 mijë euro për fazën përfundimtare të rrjetit të ujësjellësit për vendbanimet Krushë e Madhe, Piranë, Zojz, Medvec dhe Mamushë. Kurse KRU Hidroregjioni Jugor përkrahet me 145 mijë euro për me përmbyllë ujësjellësin në Gërnçarë të Prizrenit.’-thotë zv/Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Getoar Mjeku./Njeshi/

Policia aksion në Pejë, arrestohen dy të dyshuar – dyshohet se ua keqpërdorën kartelat disa personave e ua tërhoqën mjetet nga skema pensionale

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...