12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Mjeku: ME-ja me rreth 700 mijë euro subvencionim për ‘Trainkos’ dhe ‘Infrakos’

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku,  ka njoftuar se Ministria e tij ka ndarë sot subvencion mbështetës për riparimin e trenave dhe mirëmbajtjen e linjave hekurudhore në vlerë prej 689 mijë e 275 euro.

Mjeku ka thënë se subvencionimi është bërë nëpërmjet Ndërmarrjeve ‘Trainkos’ dhe ‘Infrakos’.

Njoftimi i plotë:

‘Ministria e Ekonomisë po mbështet riparimin e trenave dhe mirëmbajtjen e linjave hekurudhore. Me kryeshefat e ndërmarrjeve Trainkos dhe Infrakos, z. Agron Statovci dhe z. Naser Krasniqi, lidhëm marrëveshjet e subvencionimit në vlerë 689.275 euro.’-shkruan Mjeku./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...