29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Mjetet që ndahen për raste emergjente, Komuna e Fushë Kosovës i dha për organizimin e një feste

Mjetet që sipas Rregullores komunale ndahen për raste emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, varfëria e skajshme apo për individ më sëmundje të rënda, Komuna e Fushë Kosovës i ka ndarë për organizimin e një feste. Madje, është tejkaluar shuma për 2 mijë euro.

Kjo është vetëm një prej gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për këtë komunë. Në raport thuhet se Komuna i kishte ndarë 4 mijë euro personit fizik, me destinim organizimin e festës me rastin e shpalljes kampion në Ligën e Parë dhe inkuadrimin në Supër ligën e Kosovës të Klubit të Futbollit “Fushë-Kosova”.

Arsyetimi i komunës ka qenë “urgjenca kohore”.

“Komuna kishte ekzekutuar pagesë në vlerë prej 4 mijë euro personit fizik, me destinim organizimin e festës me rastin e shpalljes kampion në Ligën e Parë dhe inkuadrimin në Supër ligën e Kosovës të Klubit të Futbollit “Fushë-Kosova” në Fushë Kosovë dhe atë në emër të tifozëve “Pampurat” të cilët nuk kanë status juridic të OJQ’së. Komuna ka aprovuar subvencion në kundërshtim me natyrën e lejimit të subvencionit për kategorinë në fjalë dhe ka tejkaluar limitet e subvencionimit të personave fizik dhe familjeve sikur është përshkruar në rregulloren komunale për subvencione. Sipas komunës ky veprim kishte ndodhur shkaku i urgjencës kohore dhe pamundësisë për të planifikuar dhe ndjekur proceduat adekuate për të mundëusar organizimin e ceremonisë në fjalë”, thuhet në raport.

Auditori i është drejtuar Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës me një rekomandim.

“Subvencionimi i individëve jo në pajtim me ligjet apo rregulloret rrit rrezikun që mjetet për të cilën janë destinuar të mos arrijnë qëllimin e duhur gjithashtu pamundëson llogaridhënien lidhur me shpenzimin e parasë publike. Kryetari të sigurohet se për subvencionimin e kategorive të caktuara të shoqërisë apo edhe personave juridik janë duke u respektuar të gjitha kërkesat ligjore të cilat rrjedhin nga ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në raport.

Sipas Rregullores komunale për ndarjen e subvencioneve me numër të protokollit 83 dhe datë 14.06.2018, përkatësisht neni 12 dhe 13 i rregullores parasheh se Kryetari i Komunës, sipas kërkesave të arsyetuara, ndan ndihmë momentale nga fondi për subvencione dhe trasnfereve i Komunës për raste emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, varfëri e skajshme për familje apo individ të caktuar me sëmundje të rënda që kërkojnë mjekim të kushtueshëm dhe atë deri në shumën 2 mijë euro. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...