15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

MKRS fillon restaurimin e Kullës së Ministerit në Pejë

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë ka njoftuar se mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE e me implementim nga UNDP, kanë filluar punimet restauruese- konservuese në kullën e Ministerit në qytetin e Pejës.

Kulla e Ministerit e ndërtuar në vitin 1933, paraqet një ekzemplar unik të kullave të kësaj treve. Kulla e Ministerit fillimisht u takonte Bejlerëve, ndërsa më vonë kaloi në pronësinë e Aleksandër Markoviçit, i cili në atë kohë ishte Ministër dhe e udhëhiqte administratën e dhunshme shtetërore.

Posti si personifikim i ministrit të asaj kohe mendohet t’ia ketë dhënë emrin identifikues me të cilin njihet si “Kulla e Ministerit“.

Lajmi për fillimin e punimeve është konfirmuar nga Drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë, Shpresa Gjonbalaj përderisa për të ka shkruar edhe vet Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku.

‘Filluan ndërhyrjet restauruese në Kullën e Ministerit në Pejë. Vazhdojmë me punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.’-ka shkruar Çeku.

Njoftimi i plotë:

“Filluan ndërhyrjet restauruese- konservuese në kullën e Ministerit në qytetin e Pejës.

Projekti i inicuar nga QRTK Pejë, po implementohet nga UNDP, mbështetur nga BE dhe MKRS.

Kulla e Ministerit e ndërtuar në vitin 1933, paraqet një ekzemplarë unik të kullave të kësaj treve”./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...