15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

MKRS-ja prezanton tre koncertet për nderë të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të premten ka organizuar konferencë për media në lidhje me tre koncertet e organizuara për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në konferencë u prezantuan tri koncerte, Koncerti “Shkurte Fejza – 50 vjet Zëri i Kombit”, Koncerti i Filarmonisë së Kosovës me Derrick May, Francesco Tristano dhe Dzijan Emin dhe Koncerti për nder të Ditës së Çlirimit në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Më shumë detaje për këtë koncert, dha kompozitori Prof. Dr. Valton Beqiri. Ai tha se hyrja do të jetë falas, ndërsa falënderoi MKRS-në, si organizatore e këtij koncerti.

“Në prag të koncertit të nesërm dua të theksoj se koncerti do të mbahet në këtë sallë falas. Kemi të bëjmë me një reportarë të gjerë të Shkurte Fejzës. Si fillim janë përzgjedhur këngë, orkestruarit janë të përfshirë emrat e mëdhenj, koncerti është i organizuar nën patronatin e MKRS-së dhe Ansamblit Shota. Kemi këngë të folklorit të lehtë që janë orkestrua dhe aranzhuar për këtë koncert. Koncerti live ka emocionet e veta edhe ne dhe Shkurta si këngëtare do e ndjenë atë emocion me këtë rast shfrytëzoj rastin ta falënderoj Shkurtën për përkushtimin e tyre që me dal të suksesshëm”, tha kompozitori Valton Beqiri.

E drejtori i Ansamblit “Shota”, Ylber Asllani, falënderoi këngëtaren Shkurte Fejza, të cilën e konsideroi si bashkëpunëtoren më të këndshme.

“Idenë e zonjës Shkurta e për me zemërgjerësinë e mundshme nga ansambli ‘Shota’ dhe MKRS është një nga koncertet e bukura solemne dhe të gjithë e dimë se zëri i saj ka qenë ikonë, simbol për rezistencë e kemi marrë më shumë përgjegjësi që nga orkestra, instrumentistët dhe dua të falënderoj Shkurtën për bashkëpunim e kategorizojë të bashkëpunëtorët e këndshme dhe lehtë për të bashkëpunuar”, tha Asllani.

E vetë këngëtarja, Shkurte Fejza, ftoi publikun që të jenë sa më masovikisht në këtë koncert. Tha se për këtë koncert, janë përzgjedhur këngë që pasqyrojnë luftën e dashurinë

“Kam kënaqësinë që sot jam në krah të bashkëpunëtorëve të mij, falënderoj djem e vajza që japin maksimumin nga vetja që ky 50-vjetor që hyn sot të jetë shumë i suksesshëm. Unë jam shumë e lumtur se kur ke miq e shokë je më rehat që të krijojnë një siguri të jashtëzakonshme. Falënderoj publikun tim që më ka krijuar shpresë për të vazhduar, falënderoj familjen time që më kanë mbështetur që të vijë deri këtu. Ka qenë sfidë për mua që të këndojë në 50-vjetorin dhe i ftoj të gjithë të vijnë të shijojnë këtë koncert. Kemi zgjedh këngët më të mira që pasqyrojnë luftën, dashurinë të kthehemi në kohë me copëza kujtime me këngët e mia”, tha Shkurte Fejza./Njeshi&RADIO1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...