Në bazë të memorandumit, Federata e Xhudos e Kosovës mbështetet financiarisht në vlerë prej 172,400 eurosh, dokument të cilin për këtë federate e nënshkroi kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
Me Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare në vlerë prej 86,400 eurosh, memorandum të cilin në emër të kësaj Federate e nënshkroi kryetari i federatës Ardian Telaku.
Po ashtu, Federata e Çiklizmit të Kosovës u mbështet me mjete financiarë në vlerë prej 45,624 eurosh. Për këtë federatë nënshkroi kryetari i federatës Avni Nuha.
Në emër të Federatës së Shahut kryetari Nysret Avdiu nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit i cili i mundëson përkrahjen financiare kësaj federate në një vlerë prej 49,980 eurosh.
Federata e Pingpongut u mbështet me mjete financiare në vlerë prej 82,864 eurosh. Memorandumi e nënshkroi kryetari i kësaj federate Nehat Çitaku. Ndërkaq për federatën Skitare të Kosovës, kryetari i kësaj federate nënshkroi memorandum bashkëpunimi me vlerë financiare 85,824 eurosh.
Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan më qëllim të realizmit të objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2019.
Mjetet dhe raportimi i mjeteve të shpenzuara, në bazë të memorandumeve, parashihet që të bëhet në periudha tre mujore. S’mund të procedohen mjetet për periudhën pasuese pa u kryer periudha paraprake.
Ministri Gashi tha se më nënshkrimin e këtyre memorandumeve, MKRS është e përkushtuar t’i mbështesë federatat sportive me qëllim që të ndihmojnë sa më shumë sportin në vendin tonë.
“Mbështetja e MKRS-së për sportin është një stimulim që sportistët dhe federatat të punojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë të na bëjnë të ndjehemi krenarë në garat e ndryshme si dhe të promovojnë vendin tonë përmes sportit”, tha ai.
Ndërkaq përfaqësuesit e këtyre federatave thanë se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve do të kenë mundësi që të realizojnë në vazhdimësi objektivat dhe synimet për vitin 2019.
]]>