17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

MKRS për vdekjen e Vjosës: Humbja e saj lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë

Regjisorja e njohur Vjosa Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital të Londrës. Regjisorja nga Kosova po përballej prej kohësh me kancerin. Lajmin e trishtë e bëri me dije partneri i saj, Fatos Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale.

Vdekja e artistes kosovare, Vjosa Berisha, ka pikëlluar të gjithë.

Edhe fytyrat publike bën reagime të shumta në rrjetet sociale.

Reagim pati edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët u shprehen se ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë.

Postimi i plotë:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha.

Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë.

Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik.

Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë.

Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...