Mobile Dekor është një kompani e njohur shqiptare në industrinë e prodhimit të mobilieve, e cila me përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve ka arritur të fitojë besimin edhe tek klientët zviceranë. Kompania e cila u themelua më 1983, në Pejë, sot eksporton produktet e saj edhe në Zvicër. E fokusuar në përpunimin e kuzhinave të personalizuara, dhomave moderne, mobilieve për zyrë, si dhe enterier për hotele dhe restorante, kompania ka arritur të bëjë depërtojë ndërkombëtarisht dhe të bëjë diferencën në tregun e prodhimit të mobilieve.
Mobile Dekor, një kompani e nisur me përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe dizajnit të personalizuar, ka arritur të ndërtojë një reputacion të shkëlqyer në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Me një gamë të gjerë produktesh që përfshijnë kuzhina të personalizuara, dhoma moderne, mobilie për zyrë, si dhe enterier për hotele dhe restorante, kompania vazhdon të diferencohet nga konkurrenca përmes inovacionit dhe kujdesit ndaj detajeve. Në një intervistë për albinfo.ch, pronari i Mobile Dekor, Mentor Zekaj, ka treguar rreth historikut të kompanisë, sfidave të saj, shërbimeve, si dhe rreth planeve për të ardhmen drejt zgjerimit në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Zvicër.
“Mobile Dekor si kompani është themeluar më 1983, duke filluar me prodhimin e mobilieve, mobilieve shtëpiake (dhoma ndeje e gjumi, kuzhina), mobilie për zyrë, restaurante e hotele etj. Me zotimin ndaj produkteve unike dhe dizajnit special sikurse ndaj kualitetit, si një kuptim domethënës i një reputacioni të shkëlqyeshëm në treg.Tash, Mobile Dekor fokusohet në prodhimin e kuzhinave, përfshirë elementet dhe aksesorët e tyre, dhoma moderne (dhoma për fëmijë, dhoma gjumi dhe dhoma ndeje), inventarë e mobilie për zyre, hotele dhe dizajne e enterier restaurantesh, sofa, tavolina, karrike, dhoma dite, dhoma për mysafirë etj”, ka thënë Zekaj.
Çka e dallon Mobile Dekor nga konkurrentët e tjerë në industrinë e mobiljeve?
Angazhimi për cilësinë dhe kujdesi ndaj detajeve janë dy përparësitë që Mobile Dekor ofron për klientët e saj, e që kompaninë e çuan drejt suksesit të sotëm.
Duke i dhënë përparësi përdorimit të materialeve më të mira, procesit të kontrollit të cilësisë në çdo fazë të prodhimit dhe dizajnimit të personalizuar që plotëson nevojat unike të çdo klienti, Mobile Dekor ka arritur të ndërtojë një reputacion të besueshëm në tregun e mobilieve.
“Mobile Dekor beson që marrëdhëniet me klientë dhe treg definojnë suksesin e biznesit. Prandaj, ne jemi të zotuar në ofrimin e produkteve finale të klasës së parë. Falë pajosjeve të teknologjise së fundit ne tani arrijmë të krijojmë kuzhina të personalizuara që përshtaten me çdo hapësirë dhe stil të klientëve tanë. Ne ofrojmë dollape dhe mobilje kuzhine të punuara me materiale cilësore dhe dizajn inovativ për të maksimizuar hapësirën dhe organizimin. Mobiljet e dhomës së ndenjës si: divanë të rehatshëm, rafte për libra dhe TV komoda që kombinojnë estetikën me qëndrueshmërinë dhe prakticitetin”,
Se si zhvillohet procesi i ndërtimit të mobilieve të personalizuara, Zekaj e ka sqaruar këtë për lexuesit e albinfo.ch. Ai ka thënë se gjithçka nis me një konsultë me klientin, për të kuptuar qartazi shijen dhe kërkesën e tij.
“Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo mobilje e prodhuar nga kompania jonë të përputhet në mënyrë të përsosur me vizionin dhe nevojat e klientëve tanë. Procesi ynë i personalizimit fillon me një konsultim të detajuar për të kuptuar dëshirat dhe kërkesat specifike të klientit, duke përfshirë stilin e preferuar, madhësinë e hapësirës, funksionalitetin dhe materialet e dëshiruara. Pas kësaj, ekipi ynë i dizajnit krijon propozime vizuale dhe modele 3D, duke ofruar mundësi të shumta për modifikime sipas dëshirës së klientit. Gjatë gjithë procesit të prodhimit, ne ruajmë komunikimin e vazhdueshëm me klientët për t’u siguruar që çdo detaj po ndiqet në mënyrë të saktë”, ka thënë ai.
Me cilësinë e produkteve, e fituan besimin e zviceranëve
Që nga fillimi i këtij viti, Mobile Dekor ka hapur një shoëroom në Zürich të Zvicrës, e që u ka mundësuar klientëve të shohin nga afër produktet që kompania ofron.
Me të prekur produktet nga afër, besimi nga klientët zviceranë u shtua. Megjithatë, sfidë në vete ishte arritja te standardi i produkteve që shteti helvetik kërkon me rregullore.
“Për të hyrë në tregun zviceran, fokusi ynë kryesor ishte në krijimin e një shoëroom-i të dedikuar që të shërbente si një pikë kontakti direkt me klientët dhe partnerët tanë në Zvicër. Ky shoëroom, i cili u hap në fillim të këtij viti, na mundësoi të paraqesim cilësinë e produkteve tona dhe të krijojmë besim me klientët zviceranë.
Një nga sfidat kryesore që hasëm ishte përshtatja me kërkesat e larta për cilësi dhe standardet strikte të rregullave që kërkon tregu zviceran. Gjithashtu, konkurrenca me markat lokale të njohura ishte një tjetër pengesë, por përmes dizajnimit të mobiljeve të personalizuara dhe duke theksuar prodhimin e qëndrueshëm, arritëm të diferencohemi dhe të krijojmë një reputacion të fortë në treg”, ka sqaruar Zekaj.
Tutje, ai ka shtuar se deri më tani kanë marrë reagime mjaft të mira nga klientët në Zvicër, dhe se pika kryesore ku ata e shfaqin kënaqësinë e tyre është pikërisht cilësia.
“Përshtypjet që kemi marrë deri më tani nga klientët tanë në Zvicër kanë qenë shumë pozitive. Klientët vlerësojnë veçanërisht cilësinë e lartë të mobiljeve tona dhe nivelin e personalizimit që ofrojmë. Ata kanë qenë të impresionuar nga dizajnet funksionale dhe nga fakti që ne marrim kohën e duhur për të kuptuar kërkesat e tyre dhe për të realizuar projekte që përputhen në mënyrë të përsosur me vizionin e tyre”, ka thënë Zekaj.
Çka parapëlqejnë zviceranët për shtëpitë e tyre?
Kuzhinat e personalizuara dhe dhomat e gjumit janë disa nga produktet që Mobile Dekor ka eksportuar më së shumti në Zvicër. Ndërsa, shija e zviceranëve sipas kërkesave që kompania ka, jane kuzhinat moderne dhe funksionale, me materiale si guri dhe druri.
“Klientët zviceranë vlerësojnë veçanërisht kuzhinat e personalizuara, të cilat janë të përshtatura sipas specifikave të tyre unike, duke përfshirë zgjidhje inovative për organizimin dhe përdorimin e hapësirës. Zviceranët preferojnë një stil minimalist, modern dhe funksional, me linja të pastërta dhe materiale natyrore si druri dhe guri.
Ata fokusohen në efikasitet dhe qëndrueshmëri, shpesh duke zgjedhur produkte ekologjike”, ka sqaruar Zekaj.
Shqiptarët, në anën tjetër, thotë Zekaj, kërkojnë kuzhina dhe mobilie me ngjyra me të pasura dhe elemente luksoze, që krijojnë një kombinim të traditës me modernizimin.
Ai ka thënë se deri më tani numri më i lartë i klientëve në Zvicër mbeten shqiptarët, por që në muajt e fundit kanë vërejtur rritje të numrit të klientëve zviceranë, gjithashtu.
Mobile Dekor eksporton në Zvicër, Gjermani dhe Francë
Zgjerimi ndërkombëtar ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e Mobile Dekor, duke u mundësuar të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe të përmirësojnë më tej standardet e prodhimit dhe inovacionit. Përmes eksportit të produkteve, ata kanë rritur njohjen e brendit të tyre, dhe kanë zgjeruar kapacitetin për prodhim duke përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.
“Mobile Dekor synon një inovacion të qëndrueshm bashkë me një përpjekje në rritje për të ofruar vlera edhe më të mira për klientët nëpërmjet produkteve me kualitet edhe më të mirë, zgjerim kapacitetesh dhe rritje shitjesh”, ka thënë Zekaj.
Kompania sot eksporton në Zvicër, Gjermani dhe Francë, me synimin që të zgjerohen edhe më tutje. /[email protected]/