Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka zhvilluar takim të gjërë të kryesisë së degës.
Kryetari i degës Ali Berisha ka mbledhur kryesinë për të trajtuar tema me rëndësi për proceset e fundit veçanërisht, zhvillimet lokale të qeverisjes së Pejës, por pa tejkaluar edhe ato nacionale.
Është mbajtur edhe një minutë hestje për policin e rënë në detyrë, në veri të shtetit Afrim Bunjaku.
Aleanca në Pejë me punë dhe përkushtim po përgatitet që të jetë bartëse e proceseve politike dhe ekzekutive në Komunën e Pejës.’-thuhet në njoftimin e degës së kësaj partie në Pejë./Njeshi/