-5.8 C
Pec
E diel, 23 Janar, 2022

Molliqaj: As ndalimi dhe as lejimi i referendumit nuk përbën risi

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ndalimi ose mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë nuk përbën risi. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se lejimi i referendumit cenon sovranitetin, por sipas tij, as ndalimi nuk paraqet diçka më tepër se një gjest politik për konsum.

“Këto veprime do të lexoheshin krejt ndryshe nën dritën e një projekti politik që e vendosë zgjidhjen politike në qendër të angazhimit. Që çel mundësi për marrëdhënie të reja dhe të drejta mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje përfundimtare është urgjente. Marrëveshja përfundimtare do ta prodhonte edhe një efekt i cili pamundëson forcimin e liderëve politik përmes projektimit të rreziqeve të jashtme. Vonesa e zgjidhjes po i mbanë vendet të ngulfatura”.

Tutje, Molliqaj ka thënë se “Në anën tjetër, insistimi i Kryeministrit për koncensus është nevojë për shpërndarje të përgjegjësisë. Sikur kjo të ishte qasja e përgjithshme e qeverisjes, do ta kishim parë në segmente e momente tjera, jo vetëm për dialog. Si u bë që në raport me pushtetin e brendshëm, ka bunkerizim dhe përqëndrim pushteti, ndërsa në raport me temat nacionale – ndërkombëtare, shpërndarje të vendim-marrjes. Pushtetin për vete, përgjegjësinë (lexo: fajin) me tjerët. Përgjigja e opozitës, si në kor, normalizon metodën”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...