7.4 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Molliqaj: Opozita nuk duhet me asnjë kusht të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka bërë një reagim pas rezultateve të exit-polleve për zgjedhjet e sotme, që e renditën VV’në të parën, PDK’në të dytën e LDK’në të tretën.

Molliqaj ka theënë se kjo është fitore për Kosovën, teksa ka shtuar se opozita nuk duhet me asnjë kusht të bëjë koalicion me Vetëvendosjen.

“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Molliqaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...