27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Molliqaj: Për mua Kurti e ka bërë Asociacionin sepse e ka pranuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindjen se situata në veri të Kosovës tani ka një nivel kontrolli që nuk ka ekzistuar më parë, por ka theksuar se nuk ka sovranitet.

Sipas tij, që nga çlirimi serbët në veri të Kosovës kurrë nuk kanë qenë më larg nga institucionet e vendit. “Kurrë serbët ma larg me institucionet e Kosovës nuk kanë qenë”, ka shtuar ai.

Tutje tha se Qeveria ka aplikuar ligjin dhe rendin në veri, duke larguar kriminelët dhe zvogëluar korrupsionin në masën e mundshme. Megjithatë, shton se se këto veprime në terren kanës sjellë propozimet e aleatëve në dialog, të cilat sugjerojnë themelimin e Asociacionit në veri.

“Qeveria e ka zbatuar rendin dhe ligjin në veri… Meqenëse paska qenë problem i ligjit dhe tash ligji po zbatohet atje dhe kriminelët janë larguar, dhe korrupsioni është zvogëluar si është e mundshme që QUINT-i po propozon autonomi për atë pjesë të vendit. Nëse po thoni se ky është problemi si është e mundshme që aleatët tanë në dialog me Kurtin po thonë se duhet ti japësh autonomi  veriut dhe jo vetëm”, ka deklaruar ai

Duke folur për draft statutin e Asociacionit, tha se është një pasojë e këtyre zhvillimeve, duke e quajtur një pranim të autonomisë për këtë zonë.

“Për bindjen tonë kjo tregon se problemi i veriut është veç politik, veprimet në terren qofshin to vetëm për arsye elektorale apo edhe strategjikë të dialogut rezultati përfundimtar është katastrofal. Rezultati i krejt veprimeve në veri është drafti i BE-së për Asociacionin”, ka deklaruar Molliqaj. “Për mua, Kurti e ka bërë Asociacionin sepse e ka pranuar”, ka shtuar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...