25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Molliqaj për takimin e Memli Krasniqit me Kurtin: Kështu përfundon kur i servohesh vetë përbindëshit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi ka dështuar shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Molliqaj ka komentuar takimin në mes kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Ai ka thënë për Krasniqin se “kështu përfundon kur i servohesh vetë përbindëshit”.

“Në darkën Kurti – Krasniqi, Memli duart i kishte vendosur mbi pjatë. Ndoshta qysh atëherë në ndërdije e kishte kuptuar që në menynë e asaj mbrëmje ishte vetë ai me PDK-në”.

“Vrulli i madh për të shkuar në zgjedhje iu zbeh dy palëve, jo pse Memli nuk po i dëshiron ato, por se iniciatori e ideatori e arriti qëllimin e tij për ta nënshtruar opozitën dhe për të shpërqëndruar vëmendjen nga dështimet e tij. Kështu përfundon kur i servohesh vetë përbindëshit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...