14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Moment i sikletshëm në presidencën turke: Erdogan e Michel ulën në karrige, Von der Leyen mbetët në këmbë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u takua të martën me dy presidentët e Bashkimit Evropian, por një moment i vështirë ishte kur gruaja mes tyre mbeti në këmbë.

Një video e udhëheqësve të mbledhur në një dhomë zbukurimi takimesh në Ankara tregoi Erdoganin dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel duke u ulur në karrige gjersa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dukej e pasigurt se ku duhej të ulej.

Von der Leyen qëndroi duke i vështruar ata gjersa babëziti “um” ose “ehm”.

Në fund të fundit asaj iu ofrua një divan ngjyrë bezhë rreth 12 metra larg, përballë Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili zë një gradë me status më të ulët në protokollin tipik diplomatik.

Ndryshe, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë vazhduar takimet mes tyre rreh bashkëpunimeve të ndryshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...