16 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Momenti ku lojtarët e Manchester City mësuan për fitimin e titullit (VIDEO)

Manchester City u kurorëzua kampion i Anglisë për herë të nëntë në historinë e tyre dhe i gjashti në pesë vitet e fundit.

Këtë sezon, titulli i Premierligës u mbyll në ambientet stërvitore të klubit, “Etihad Campus”, ku “qytetarët” po përgatiteshin për ndeshjen ndaj Chelsea të dielën.

Lojtarët e Pep Guardiolës ishin mbledhur në një dhomë duke parë ndeshjen e Nottingham kundër Arsenalit në TV. Ishte fitorja e Forestit që i kurorëzoi matematikisht kampionë dhe kur arbitri dha bilbilin e fundit, ata shpërthyen në festime./Njeshi/

© SYRI.net

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...