20.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Monumenti i Skënderbeut përurohet sot në Gjakovë

Monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do të përurohet sot nga ora 12:00 në Gjakovë.

Përurimi i monumentit bëhet në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës. Monumenti i Skënderbeut tashmë është vendosur në platon e madhe e Parkut të Qytetit.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së Skënderbeut më 6 maj në sheshin që mbanë emrin e heroit, në Prishtinë do të mbahet një takim i organizuar nga Lëvizja e Deçanit, duke filluar nga ora 13:00./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...