11.8 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Mosekzekutimi i pagave, AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur dështim të papranueshëm të Qeverisë, mos ekzekutimin e pagave për shërbyesit publikë.

Ai tha se kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën.

“Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e saj të papranueshme në ekzekutimin e pagave për 80,000 shërbyes publikë. Ky dështim flagrant është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën. Shërbyesit publikë janë shtylla e vendit tonë dhe mohimi i realizimit të pagave të tyre me kohë është një akt i neglizhencës së rëndë dhe mosrespektimit ndaj qytetarëve, njëherësh shërbyesve civil të Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...