11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Mosmarrëveshje mes fqinjëve në Gjakovë, policia arreston tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka raportuar se në Gjakovë disa fqinjë kanë pasur mosmarrëveshje me veti, ku më pas kanë ekspozuar edhe një armë.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar tre të dyshuar.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të fqinjëve njëri nga tre të dyshuarit ka ekspozuar një armë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovare. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Sig Sauer me 6 fishekë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...