2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Moteli në të cilin dyshohet se u dhunua e mitura u inspektua disa ditë pasi u kryen arrestimet

Brenda një moteli në rrugën magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, në zonën e Obiliqit, dyshohet se më 01.02.2025 u dhunua një vajzë 13-vjeçare.E mitura përveç që u dhunua, sipas një dosjeje hetimore që ka siguruar KALLXO.com, dyshohet se edhe u trafikua.Dhunimi i saj ishte sistematik ndërsa gjithë ngjarja përshkruhet se ka ndodhur brenda motelit në orët e vona të datës 01.02.2025.

Hulumtimi zbardh se Ministria e Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut, e inspektoi motelin më 05.03.2025, tetë ditë pasi ishin kryer arrestimet e personave të dyshuar për dhunimin e të miturës.

Në këtë datë, portali kishte kërkuar të dhëna nga Inspektorati i Tregut për të parë se cilat veprime i kishin ndërmarrë pasi kishte ndodhur ngjarja, ndërsa në orët e pasdites, ky institucion i kthen përgjigje ekipit se pas inspektimit kanë vendosur që motelin ta mbyllin përkohësisht.

Inspektorati Tregut thotë se gjatë inspektimit kanë vërejtur se moteli është i regjistruar, por nuk posedon aktvendim apo pëlqim të kushteve minimale teknike.

“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform mandatit ligjor kanë bërë mbylljen e përkohshme të operatorit ekonomik në fjalë pasi që është konstatuar se i njëjti ka ushtruar veprimtari duke mos i përmbushur kërkesat ligjore, përkatësisht duke mos u pajisur me Aktvendimin/Pëlqimin për plotësimin e kushteve minimale teknike. Gjithashtu, ndaj të njëjtit inspektorët e tregut kanë shqiptuar edhe masë ndëshkuese për shkak të mos respektimit të legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjet e MINT.

Tutje portali vizitoi edhe motelin ku dyshohet se u krye dhunimi i të miturës. Në hyrje të këtij moteli, dy persona i thanë ekipit fillimisht se nuk ka dhoma të lira e më tutje pasi kuptuan se jemi të interesuar të dimë se kush e raportoi rastin e rëndë, ata shkurt thanë: ‘Nuk është askush nga pronarët këtu, ju lutem na lironi hapësirën!”.

Dhunimi i të miturës, të dyshuarit – punëtorë të motelit

Ndonëse nuk përmendet ndonjë kohë e caktuar se kur ka ndodhur dhunimi, dosja e Prokurorisë tregon se më 01.02.2025, e mitura ishte strehuar në motelin në zonën e Obiliqit.

Të dyshuar për këtë ngjarje janë katër punëtorë të motelit, një nga ta recepsionit 36-vjeçar e të tjerët pastrues nga mosha 21 deri në 23-vjeç.

Gjithmonë sipas dosjes penale, njëri nga të dyshuarit i cili punonte si pastrues në motel me qëllim të shfrytëzimit seksual të viktimës 13-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar e vetme në dhomën e motelit, pastruesi shkon i dërgon një pije dhe për të përfituar para, të miturës i aranzhon takime me dy persona të tjerë të cilët më pas të njëjtit kryejnë marrëdhënie me të miturën.

Në këtë rast, ky person po dyshohet për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Tutje dosja tregon se një recepsionist i motelit, 36-vjeçar, dyshohet se pasi kishte mësuar se viktima është e vetme në dhomë, i kishte dërguar një pije e më pas dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këtë rast ky person dyshohet se kreu veprën penale të dhunimit.

Edhe dy punëtorët e tjerë të motelit, në cilësinë e pastruesve, kishin përdorur metodën e njëjtë, kishin marrë vesh se viktima është e vetme në dhomë, e strehuar në motel, i kishin dërguar pije fillimisht e më pas me të njëjtën sipas dojes penale të dyshuarit kryen marrëdhënie me të miturën.

Edhe këta dy të arrestuar dyshohet se kryen veprën penale të dhunimit.Anita Korenica nga Zyra e Avokatit të Popullit gjatë debatit në “Kallxo Pernime” e konsideroi problem kyç faktin se nuk ka kontrolle në motele e që në të njëjtat ka raste ku abuzohen fëmijët.“Kur e kemi hulumtu rastin në vitin 2022 kemi gjet shkeljet zinxhirore që i kanë bërë institucionet publike, problemi kryesor që po ndodh edhe në këtë rast është mos vëzhgimi i moteleve, mos regjistrimi i personave për vendqëndrim dhe vendbanim dhe ky po vazhdon me qenë problem ku fëmijët dhe të miturit po vazhdojën me u abuzu në këto vende”, tha Korenica./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...