Një stuhi e fortë ka goditur një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, duke shkaktuar probleme të shumta edhe në qytetin e Vlorës.
Shiu dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi të mëdha, sidomos në zonat rurale dhe ato afër pyjeve.
Fatmirësisht, rrëzimi i pishës ka ndodhur në një moment kur trafiku ishte i lehtë, duke shmangur kështu ndonjë aksident të mundshëm.
Shërbimet zjarrfikëse, janë angazhuar menjëherë për të pastruar rrugën. Ata kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur operacionin për të hequr pemën nga rruga, duke e prerë atë në pjesë për të mundësuar rikthimin e qarkullimit normal./Njeshi/