11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Moti në Teksas – Biden pritet të shpall gjendjen e katastrofës së madhe

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur ta deklarojë katastrofën e madhe për Teksasin, duke i hapur rrugën kështu vendit për ofrimin e shumë fondeve federale për t’u shpenzuar në përpjekjet e ndihmës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, temperaturat në vend si duket do të rriten, por rreth 13 milionë njerëz ende po përballen me vështirësi në qasjen e ujit të pastër.

Biden deklaroi se ai do ta vizitojë Teksasin për sa kohë që prania e tij nuk është barrë për përpjekjet e ndihmës.

Gati 60 persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në të gjithë SHBA-në.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki konfirmoi se Biden i ka kërkuar ekipit të tij që të shpejtojë kërkesën e Teksasit për një deklaratë të katastrofës.

Ai gjithashtu ka qenë në kontakt me kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Teksasit, të tilla si Houston, Austin dhe Dallas, për t’u siguruar që ata të kenë qasje në burimet qeveritare, tha një zyrtar i administratës.

Disa shtete të tjera të jugut të goditura nga stuhitë e borës dhe akullit këtë javë kanë raportuar gjithashtu ndërprerje të shërbimit të ujit./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...