5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Fronti i ftohtë do të përparojë shumë ngadalë në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës. Në bregdetin shqiptar pritet të arrijë orëve të hershme të mëngjesit , ndërsa në Kosovë pasdite.

Sot në Kosovë parashihet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm. Paradite ende ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje intensifikim i zhvillimeve atmosferike. Priten vranësira të dendura dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende parashihen rrebeshe mjaft intensive. Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos pasdite dhe në mbrëmje.

Në Shqipëri gjatë orëve të hershme të mëngjesit priten zhvillime intensive atmosferike në shumë zona bregdetare. Gjatë ditës atmosfera në bregdet do të qetësohet paksa, ndërsa rrebeshet lokale do të zhvendosen në pjesët tjera të Shqipërisë.

Rrebeshe dhe stuhi të fuqishme sot  vonë parashihen në territorin e Luginës së Preshevës dhe verilindje të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rrebeshe lokale apo të izoluara priten në viset tjera në Maqedoninë e Veriut. Gjatë natës tjetër intensifikim i rrebeshe të shiut në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë Kontinentale./Njeshi & Meteoballkan/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...