23.6 C
Pec
E diel, 21 Korrik, 2024

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Do të vazhdojë koncentrimi i pluhurit sahariana së bashku me vapën e madhe verore, kurse vranësirat do të jenë të pakta. Nata dhe mëngjesi pritet të jenë tropikale në shumë rajone. Temperatura maksimale mund të shkojë deri në 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat mbi 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të viseve tona sidomos në pjesën jugore të Shqipërisë.

Vikendi na pret mot shumë të nxehtë veror dhe me zagushi, por edhe vranësirat e izoluara do të fillojnë të shfaqen duke kushtëzuar edhe ndonjë stuhi të izoluar dhe freski vetëm në disa rajone kryesisht kodrinore-malore. Fillimi i javës së re mund të na sjellë stuhi dhe shtrëngata të fuqishme lokale./MeteoBallkan/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...