22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i këndshëm veror, me temperatura pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Parashihen vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra të freskëta. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu, ndërsa temperatura maksimale rreth 25 gradë celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen në disa zona duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Orëve të pasdites parashihen zhvillime të fuqishme por afatshkurtra konvektive sidomos në juglindje të Shqipërisë dhe disa zona në pjesët qendrore dhe lindore të Shqipërisë dhe në disa vende në perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera zhvillimet do të jenë shumë më të pakta dhe më të izoluara.

Nga e Premtja stabilizim i atmosferës në tërë territoret tona. Për fundjavë fillon vala më e re e nxehtësisë verore. Na pret mot kryesisht stabil, me diell dhe i nxehtë veror. Nuk pritet nxehtësi ekstreme. Pasditen e së dieles mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar me bubullimë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...