22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Moti nesër dhe ditëve në vijim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të dendësohen dhe të zhvillohen duke krijuar kushte për rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende mund të ketë rrebeshe shumë intensive dhe si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta.

Temperaturat do të shënojnë ulje më në fund dhe ajo maksimale pritet deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve të fuqishme të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vende-vende priten stuhi të fuqishme apo shtrëngata potencialisht mjaft të fuqishme që mund të shkaktojnë dëme dhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje në tërë rajonin.

Të Premten rrebeshe shiu priten në Kosovë, madje ende nganjëherë mund të jenë intensive, por fundjava pritet të sjellë stabilizim të plotë të atmosferës dhe rritje të temperaturave./MeteoBallkan/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...