Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-43 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Prreshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira tê cilat do të marrin karakter zhvillime duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut.
Ditëve të ardhshme na pret mot me diell, vranësira e ndonjë rigë ose rrebesh të rrallë shiu. Dy tri ditët e ardhshme nuk pritet nxehtësi e madhe, por temperaturat do të rriten përsëri pas disa ditësh/Njeshi&MB/