4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot  në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme kryesisht shiu. Borë në viset malore, ndërsa mund të ketë ndonjë reshje afatshkurtër bore edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare, por jo në ulëtisira. Reshje më intensive priten në jug të Republikës së Kosovës e më së paku në verilindje të vendit. Temperaturat nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot  pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu e në disa zona me stuhi afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite dobësim i reshjeve në tërë vendin e nga deti vijnë kthjellimet të cilat përhapen në viset tjera të territorit shqiptar. Reshje lokale sot priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Luginë të Preshevës. Borë vetëm në zonat malore. Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe do të jenë të karakterit lokal.

Kthjellimet që do të kapin Shqipërinë sot  pasdite deri të hënën do të përfshijnë tërë rajonin sepse do të kemi stabilizim të motit. Vetëm në Kosovë edhe të hënën do të ketë vranësira lokale dhe aty-këtu ndonjë fjollë krejtësisht e dobët bore.

Nga e marta rritje e temperaturave ditore. Mëngjeset do të jenë me ngrica kryesisht të dobëta. Ditët stabile dhe kryesisht me diell, por ka mundësi të ketë mjegull./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...