6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në vend dhe rajon

Sot vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes, pritet të ketë mjegull lokale nëpër ultësira dhe lugina.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Ndërsa në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Atmosfera do të jetë stabile në tërë rajonin, ndërsa mëngjesi në shumë zona mjegull dhe vranësira të ulëta.

Fillimi i javës së re me rritje të temperaturave ku parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Nga e Mërkura pritet të kemi edhe reshje shiu./Njeshi&MB/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...