2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Motra Dritë u përkujtua edhe nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës

Kryeinfermierja e Repartit të Ortodedisë, e njohur si motra Dritë, e cila ndërroi jetë më 5 Nëntor, me orë komemorative është kujtuar edhe në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

“U përkujtua motra Dritë që ishte dritë për pacientët në nevojë, dhe personelin tonë.”-thuhet në përkujtimin e Spitalit.

Kolegët, miq e familjarë të të ndjerës në këtë përkujtim të organizuar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, evokuan kujtime dhe folën për punën e palodhur të motrës Dritë.

 

Në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për jetën dhe veprën e të ndjerës, foli Dr. Fazli Shala Drejtor Ekzekutiv, pastaj ish Shefi i Ortopedisë Dr.Nazmi Morina, Shefi aktual i Ortopedisë Dr. Florim Bajraktari, Drejtoresha e Infermierisë Arigona Nikçi, dhe kolegia shumë vjeçare e së ndjerë Hidajete Krasniqi.

Nga Baskësia e Motrave Krishtere ku motra Dritë shërbeu gjatë jetës, të pranishmit dëgjuan një fjalim për jetën dhe veprën e së ndjerës. Kujtimi për Motrën Dritë do të jetë i përjetshëm!-u tha në këtë mbledhje./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...