18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

MPB dhe AKB nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zbritje në produkte për zjarrfikësit dhe policët

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit përmes të cilit do të ofrohen zbritje në produkte dhe shërbime në bizneset anëtare të AKB-së për pjesëtarët e policisë dhe zjarrfikësit.

Nënshkrimi u bë gjatë takimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në shoqërim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha dhe Drejtorit të Departamentit të Gatishmërisë në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Mustafë Gashi, me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të AKB-së, Shkëlzen Jusaj, Xhevdet Rexhepi dhe Lumnije Ajdini.

 

 

Ky memorandum bashkëpunimi do të ofrojë zbritje për zyrtarët policor dhe zjarrfikësit në produkte dhe shërbime nga 5-50% në sektorin e ushqimit, veshmbathjeve, derivateve të naftës, shërbime mjekësore, shërbime juridike, transport me taksi, hoteleri dhe gastronomi, si dhe qiramarrje të mjeteve. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të njoftohen për fazat e implementimit të kësaj marrëveshje përmes personave të caktuar brenda institucioneve të tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...