7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

MPB njofton se Ligji i ri i Pagave do të korrigjohet, që të mos ketë mospërputhje me atë të vjetrin

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventule ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në sistemin e ri të Ligjit për Pagat.

“Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (MPB/DMZP), njofton të gjitha palët se me kohë ka dërguar njoftim me shpjegimet përkatëse në të gjitha njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku është bërë e njohur procedura, adresa ku dorëzohen kërkesat, dokumentet e nevojshme që mbështesin kërkesat/pretendimet e palëve etj”, thuhet në njoftim.

“Adresa elektronike zyrtare ku dorëzohen kërkesat ([email protected]), në të cilën, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, janë udhëzuar që të bëjnë përmbledhjen e kërkesave individuale për të cilat kërkohet rishikim dhe eventualisht korrigjim i mospërputhjeve dhe më pas, dorëzim të kërkesave të përmbledhura në DMZP, nga njësitë e burimeve njerëzore”, vijon kumtesa e MPB-së.

Nga MPB-ja kanë thënë se do të korrigjohen të gjitha vlerat e minusuraa nga mospërputhjet, dhe do të kompensohen në mënyrë retroaktive.

Njoftimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...