25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

MPB: Pas reshjeve të shumta që ndodhën mbrëmë, situata është nën kontroll

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas reshjeve të shiut, situata është nën kontroll.

MPB thotë se pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur mbrëmë në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra së bashku me zëvendësuesin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahun dhe kryeinspektorin për Menaxhimin e Emergjencave, Kastriot Lajqi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

“Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të komunës së Graçanicës. Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se po ashtu zëvendësministri falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me mot të vranët dhe me reshje shiu.

Mot i ngjashëm pritet të na shoqëroj deri të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë, kurse maksimalet nga 21 deri në 27 gradë Celsius/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...