23.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Muharrem Nitaj, shef i shtabit të AAK-së për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie është krijuar shtabi për zgjedhje parlamentare.

Haradinaj bëri të ditur se po ashtu në këtë mbledhje, me votë unanime është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Në këtë mbledhje po ashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese”.

“Një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike e të sigurisë, kjo në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkroi Haradinaj.

AAK-ja, bashkë me partitë e tjera opozitare, tash e disa javë po e kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Kurti, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...