0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Muharremaj për zjarrin në ETC: Keqardhje për dëmet, zjarrfikës nga komunat përreth bënë përpjekje të vazhdueshme për shuarjen e zjarrit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se zjarrfikës nga Prizreni, Rahoveci, Mamusha e vende të tjera bënë “përpjekje të vazhdueshme” për shuarjen e zjarrit që e kaploi ETC-në në këtë qytezë.

Muharremaj shprehu keqardhje në një postim në Facebook për dëmet e mëdha materiale që tha se i ka pësuar ETC.

“Nga orët e para të mëngjesit zjarrëfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit. Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC”, shkroi ai.

Muharremaj tha se “situata është nën kontrollë dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”.

Pronari i ETC-së, Ramiz Kelmendi, tha më herët se dëmet materiale që u shkaktuar nga zjarri janë mbi 3 milionë euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...