7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Muhaxheri bënë homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq, Llabjan e Nakull

Janë shënuar sot 25 vjet apo (çerek shekulli), nga masakrat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit.

Krime të tmerrshme u kryen në këto fshatra 25 vjet më parë, duke lënë të vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Me këtë rast, pas homazheve që ka bërë Kryeministri Albin Kurti, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i AAK-së në Pejë Ali Berisha, i PDK-së së Pejës Xhavit Haliti, homazhe ka bërë edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

‘Sot, mbushen 25 vjet nga Masakra e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit, Llabjanit dhe fshatit Nakull të Komunës së Pejës, me ç’rast bëmë homazhe për të vrarët dhe të masakruarit barbarisht nga forcat pushtuese kriminale serbe.’-shkruan Muhaxheri./Njeshi/

25 vjet nga masakrat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...