12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Muhaxheri dhe Damka nënshkruajnë për asfaltimin e rrugës Llugagji-Jabllanicë e Gjakovës

Komuna e Pejës njofton se ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal – PZHR 2024.

Në njoftim thuhet se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal – PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale: “Asfaltimi i rrugës Llugagji-Jabllanicë e Gjakovës”.

Kryetari Muhaxheri me këtë rast ka falënderuar Ministrin Damka për përkrahjen dhe u zotua s’e do të realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ndryshe, Komuna e Pejës dhe Komuna e Gjakovës janë përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal – PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale, si dhe në zbatimin e projektit të përbashkët: “Asfaltimi i rrugës Llugagji – Jabllanicë e Gjakovës”./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...