9.7 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Muhaxheri do të mbështesë pensionistët e TMK-së dhe FSK-së

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri së bashku me Nënkryetarin, z.Fatmir Asllani kanë pritur në takim Gjeneralin e Brigadës, z.Bajram Bekteshi dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës/Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – ELITA.

Në takim është shprehur gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme për iniciativat dhe projektet e shoqatës.

Njoftimi i plotë:

‘Takimi me Shoqatën e Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës/Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – ELITA.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri së bashku me Nënkryetarin, z.Fatmir Asllani kanë pritur në takim Gjeneralin e Brigadës, z.Bajram Bekteshi dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës/Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Simpatizantëve – ELITA.

Gjatë takimit është diskutuar për aktivitetet e shoqatës dhe janë shpalosur mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Komuna e Pejës në të ardhmen.

Kryetari Muhaxheri dhe Nënkryetari Asllani kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme për iniciativat dhe projektet e shoqatës.

Takimet e tilla shërbejnë si platformë për dialog dhe koordinim të veprimeve në përputhje me nevojat dhe synimet e qytetit tonë.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...