20 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Muhaxheri e Bajraktaraj firmosën mbështetjen financiare për OJQ-të me mision humanizmin

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në  Albulena Mujaj-Bajraktaraj kanë pritur në takim OJQ-të, përfituese për këtë vit nga thirrja e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.

Me këtë rast është firmosur edhe solemnisht mbështetja financiare nga ana e Komunës së Pejës për OJQ-të me mision humanizmin.

Përfitues me këtë rast janë shpallur, Qendra për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara mentale – OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”, -Qendra e Kujdesit Ditor – “PEMA”- Mbrojtja sociale e grupeve më të cënueshme të fëmijëve – Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale të strehimit dhe të rehabilitimit, Handikos – Pejë – Shërbime cilësore për personat me aftësi të kufizuara, OJQ “Duart Plotë Mëshirë” – Shërbime psikosociale për fëmijë me ngecje në zhvillim dhe të moshuarve, si dhe të sëmurëve pa përkujdesje adekuate, Qendra për Mirëqenien e Gruas – Shërbime Rezidenciale dhe Reintegruese për gra dhe fëmijë dhe Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve – Pejë – Shërbime Socio – Rehabilituese.

Njoftimi i plotë:

‘Nënshkrimi i marrëveshjeve për subvencionim me OJQ-të, përfituese për këtë vit nga thirrja e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale
Kryetari i komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtoresha për Mirëqenie Sociale në komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj-Bajraktaraj kanë pritur në takim OJQ-të, përfituese për këtë vit nga thirrja e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.
Gjatë takimit janë nënshkruar marrëveshjet për subvencionim me OJQ-të, përfituese për këtë vit.
Komisioni për vlerësim në bazë të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik për OJQ-të, ka përzgjedhur listën, prej 6-të, projekteve për financim, siç janë:
-Qendra për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara mentale – OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”.
-Qendra e Kujdesit Ditor – “PEMA”- Mbrojtja sociale e grupeve më të cënueshme të fëmijëve – Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale të strehimit dhe të rehabilitimit.​
-Handikos – Pejë – Shërbime cilësore për personat me aftësi të kufizuara.
-OJQ “Duart Plotë Mëshirë” – Shërbime psikosociale për fëmijë me ngecje në zhvillim dhe të moshuarve, si dhe të sëmurëve pa përkujdesje adekuate.
-Qendra për Mirëqenien e Gruas – Shërbime Rezidenciale dhe Reintegruese për gra dhe fëmijë.

-Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve – Pejë – Shërbime Socio – Rehabilituese.’-ka njoftuar Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...