22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Muhaxheri e shpallë ditën e sotme – Ditë zie në Pejë, komuna lajmëron në mesditë

 

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në nivel komunal.

Veprimi pason bashkëndjenjën me familjen e dy viktimave të vërshimeve të së shtunës mbrëma në ‘Asllan çeshme’ të Pejës.

Lajmi për vendimin e kryetarit Muhaxheri, nga autoritetet komunale është publikuar pas mesditës.

Ndryshe, familja Ademaj, ka njoftuar se të dy viktimat nënë e bir, Mirsada dhe Dion Ademaj, do të varrosen sot në Pejë në ora 15:00.

Me shpërndarjen e afishes, është bërë e ditur, në detaje rreth dhënies së lamumirës së fundit të dy viktimave që u mbytën në shtëpinë e tyre, ndërkohë që familja Ademaj ka hapur tashmë dyert e mortit.

Mirsada dhe Dion Ademaj të moshës 24 dhe 5 vjeçare, ishin viktima të vërshimeve që ndodhën në Pejë mbrëmjen e së shtunës. Ata ishin në shtëpinë e tyre në Bashkësinë ‘Asllan çeshme’ kur sasia e madhe e ujit, u fut në shtëpinë e tyre dhe mori me vete çdo gjë duke shuar edhe dy jetë rinore.

‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ edhe njëherë shprehë ngushëllime për familjen Ademaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...