Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statutit të LDK-së, ka ftuar Kuvendin e X-të Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023.
Pas kësaj ftese, për elektoratin e opinionin ka ardhur thirrja e N/kryetarit të këtij subjekti dhe kryetar i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili, ngjarjen e ka përshkruar si tejet të rëndësishme për proceset e ardhshme.
Postimi i plotë:
’19 nëntor 2023, është dita e Kuvendit të X-të Zgjedhor të LDK-së. Në të njëjtën ditë, është edhe një ngjarje e madhe: thirrja për Konventën Programore “Rruga e Re”. Të festojmë së bashku, dhe të ngritemi si një!’-shkruan Muhaxheri./Njeshi/