15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Muhaxheri: I trishtuar nga vdekja e Triumf Feratit

Për vdekjen e Triumf Feratit, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

‘Me trishtim të thellë mora lajmin e dhimbshëm për humbjen e Triumf Feratit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferati dhe të gjithë miqve të tij. Pusho në paqe, Triumf!’-shkruan Muhaxheri.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë marrë një informacion rreth orës 16:45 të së dielës se një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

I vdekuri, është Triumf Ferati, vëllau i kryetarit të Istogut Ilir Ferati dhe djali i ish-kryetarit të kësaj komune, Fadil Ferati./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...