8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Muhaxheri, Komunarët dhe Asambleistët shënuan 28 Nëntorin

Një varg aktivitetesh zyrtare, kanë shënuar 28 Nëntorin-festën e shumëfishtë kombëtare në Pejë.

Nderimeve dhe homazhe si dhe ngritjes së Flamurit kombëtarë u ka prirë kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Asamblesë Rexhep Kurtbogaj.

Zyra për Informim e Komunës së Pejës, me një komunikatë, ka shkruar për rrjedhën kronologjike të manifestimeve.

Pas ngritjes së Flamurit kombëtarë në qendër të qytetit dhe pas homazheve tek Përmendorja e gjeneral Shkëlzen Haradinajt në oborrin e Poliklinikës Stomatologjike, është bërë inaugurimi i shtatores së Heroit të Kosovës Smajl Hajdaraj. Në aktivitet ka marë pjesë edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Aktivitetet:

‘Në ora 11:00 për nder të 28 Nëntorit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj dhe Asambleisti nga radhët e AAK, z.Drin Veselaj në praninë e qytetarëve kanë bërë ngritjen e Flamurit Kombëtar në qendër të qytetit të Pejës.

Pas ngritjes solemne të Flamurit dhe intonimit të Himnit Kombëtar kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te lapidarët e heronjve të kombit.

Sot, në ora 12:00, në afërsi të Poliklinikës Stomatologjike dhe Spitalit Rajonal, drejtimi për Rugovë është bërë inaugurimi i shtatores së Heroit të Kosovës Smajl Hajdaraj.

Aktivitetet e organizuara për nderë të 28 Nëntorit kanë filluar disa ditë më parë, duke filluar nga data 20.11.2023 me aktivitetin “Dëshirat e Ambasadorëve të Rinjë”, takimi me fëmijët e I.P. “Pëllumbat e Paqes” për të vazhduar në mbrëmje në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë me Mbrëmjen Gala për nder të “Natës së falënderimeve”, si dhe kontributit 17-të vjeçar të qytetarëve të nderit të Komunës së Pejës, z.Simon dhe znj.Christa Hoopes, të cilët në muajin nëntor do të përfundojnë misionin e tyre në Pejë për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbrëmjen gala kanë performuar: grupi i baletit në Pejë në drejtimin e Prof.Tasim Dajçi, Prof.Rreze Kastrati (Piano), Prof.Besa Shala (Flaut), Vepra: Monti – Czardas, Kori i grave “Canta Peja” nën dirigjimin e Prof.Melisa Xheladini, Arberin Shala, Lis Kelmendi (DUO).

Aktivitetet kanë vazhduar më datë 24.11.2023 në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës me promovimin e librit autobiografik “Trëndafili që nuk e vyshken stuhitë” të autores Fjolla Muhaxhiri – Agusholli.

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Galeria e Arteve në Pejë, Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës, Shoqata e Artistëve Figurativ dhe Aplikativ të Rajonit të Pejës kanë organizuar Ekspozitën Shëtitëse – Traveling Exhibition. Ekspozita është hapur ditën e premte, më datë 24.11.2023, në ora 18:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.

Aktivitetet kanë vazhduar më datë 25.11.2023 me promovimin e librave: “Hemisferat e Serenës” nga Elvi Sidheri, “Qyteti i shpirtrave” nga Nedelko Shpillek, “Lufta me fjalët e tyre” nga Marc Perry dhe “Kush e solli Çetinën” nga Bekim Shala, ndërsa në mbrëmje në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre është mbajtur koncerti solistik me këngë dhe valle turke “Ne në diversitet”, nga ora 18:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.

Mbrëmja solistike me muzikë Jazz – Geza & Quartet është mbajtur më datë 26.11.2023, nga ora 20:00, në Shtëpinë e Artistëve në Pejë.

Urime 28 Nëntori – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit Kombëtar!’/thuhet mes tjerash në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...