14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Muhaxheri konfirmon kontratën me kompaninë për trajtimin e qenve endacak në Pejë

Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar edhe zyrtarisht se është arritur marrëveshje me ‘Kuqi Farms’ SH.P.K., Lutogllavë në Pejë për trajtimin e qenve endacak dhe menaxhimin e strehimores në Komunën e Pejës.

Ky projekt ka për qëllim trajtimin e qenve endacak, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët e Komunës së Pejës, prandaj Ju bëjmë thirrje qytetarëve, që të bashkëpunojnë me personat përgjegjës dhe të njoftojnë për prezencën e qenve endacak në ato vende ku ata jetojnë dhe në këtë mënyrë të bëhet trajtimi i tyre.’-thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Pejës.

Komunikata e plotë:

‘PROMOVIMI I PROJEKTIT TË TRAJTIMIT TË QENVE ENDACAK

Komuna e Pejës ka nënshkruar kontratë me Kuqi Farms SH.P.K., Lutogllavë në Pejë për trajtimin e qenve endacak dhe menaxhimin e strehimores në Komunën e Pejës.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, z.Tahir Shala theksoi s’e Komuna e Pejës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Kuqi Farms SH.P.K., Lutogllavë, për trajtimin e mbi 2000 qenve endacak, që Komunës së Pejës do t’i kushtoj rreth 258 mijë euro, ku trajtimi i qenve do të bëhet së pari në Kuqi Farms, e pastaj në strehimoren e ndërtuar nga Komuna e Pejës, në fshatin Sferkë.

Ky projekt ka për qëllim trajtimin e qenve endacak, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët e Komunës së Pejës, prandaj Ju bëjmë thirrje qytetarëve, që të bashkëpunojnë me personat përgjegjës dhe të njoftojnë për prezencën e qenve endacak në ato vende ku ata jetojnë dhe në këtë mënyrë të bëhet trajtimi i tyre.’/Njeshi/

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...