Kryetari i Komunës së Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri,ka komentuar takimin që do të zhvillohet të shtunën më 18 mars në Ohër mes Kryeministrit Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se është duke e pritur nën ethe se cili do të jetë qëndrimi i Kryeministrit në marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar se ndonjëherë po janë pritshmeritë dhe qendrimet tjera tha Muhaxheri në intervistë për Blic Interview.
“Po shpresojmmë se do të arrihet një marrëveshje, e cila ndoshta do t`i hap rrugë marrëveshjes finale. Në marrëveshjet e mëhershme na është kërkuar me pas edhe njohjen reciproke, ndersa tani, nga të gjitha që po flitet, njohja reciproke është lënë për më vonë, ose nuk është ndoshta temë e diskutimit e marrëveshjes franko-gjermane”, tha Muhaxheri.
Sa i përket lëvizjes dhe zhvendosjes nga kërkesa për njohjen në qendër, Muhaxheri tha se ky ndoshta është edhe ndryshim i qëndrimit i Kryeministrit aktual, por edhe rezultat i pamundësisë, sipas tij, për të imponuar diçka më tepër.
“Qendrimet tona kanë qenë të qarta, është pritur një marrëveshje e cila do të kishte si përfundim njohjen reciproke mes shtetit Kosovës dhe shtetit të Serbisë, e cila do të na e hapte mundësinë e integrimeve euroatlantike dhe kyçjen e Kosovës në NATO”, tha Muhaxheri.
I pyetur se pse bashkësia ndërkombëtare ndryshoi qëndrim dhe nuk përfshiu kërkesën për njohje reciproke në planin franko-gjerman, Muhaxheri u përgjigj se në bazë të informatave që posedon, kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së gabuar të Kryeministrit.
Më tutje Muhaxheri qartësoi se krahas mungeses së njohjes së ndërsjellë, një nga kritikat tjera të LDK-së rreth pikave të marrëveshjes ka të bëjë me pikën 7.2 dhe pikat tjera, për të cilat janë shprehur kritikat edhe në Parlament dhe media
Duke folur për qëndrimin e Lutfi Hazirit, i cili theksoi se LDK nuk do ta votoi marrëveshjen, Muhaxheri tha se ky qëndrim me gjasë ka dal pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku Kryesia ka marr qendrim se nuk do të ishte mirë të votohej një marrëveshje, e cila nuk përmban njohjen reciproke.
Ai më tutje tha se se miqtë ndërkombëtarë,sidomos ata amerikanë, kanë bërë të qartë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të rrezikojë integritetin territorial dhe nuk do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës./Njeshi&GB/