8.8 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Muhaxheri, LDK-ja po e studiojnë draft-statutin e Asociacionit

Bashkimi Evropian para një jave u ka dorëzuar partive politike opozitare edhe zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar për draft statutin.

Nënkryetari i këtij subjekti, njëheresh kryetarë i Komunë së Pejë, Gazmend Muhaxheri ka thënë që ekspertët janë duke e studiuar draftin, dhe së shpejti do të dalin me vlerësim.

“Nuk e di ende a na ka ftu, nuk jam i informuar, edhe draft statutin e kemi marr por nuk e kemi pas hala në diskutim ne si kryesi. Unë nuk jam i informuar se a kemi jep apo s’kemi jep ende ndonjë koment, jemi duke e studiu, e di që ekspertët tonë që merren me këtë punë, dhe besoj që shumë shpejt do të dalim me një qëndrim”, deklaroi ai.

Pikërisht për këtë çështje, Muhaxheri tha që nesër do të mblidhet Kryesia.

“Ne nesër e kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pastaj mblidhet kryesia”, shtoi Muhaxheri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...