27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Muhaxheri për situatën në Kuvend: Cirkus që po ndodh çdo të dytën ditë (VIDEO)

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për situatën në Kuvend. Ai tha se në bazë të rezultatit përfundimtar që e kanë prodhuar zgjedhjet, siç u shpreh, është parë që qeveria në ikje nuk e ka më besimin e qytetarëve për të krijuar një qeveri të re.

Muhaxheri tha se është krijuar një situatë e tillë që tani po ndodh ajo që ai e quajti “cirkus” dhe degradim të Parlamentit të Kosovës.

“Në bazë të rezultatit përfundimtar që e kanë prodhuar këto zgjedhje është parë që qeverie në ikje nuk e ka më besimin e qytetarëve për të krijuar një qeveri të re”.

“Edhe ka qenë e pritshme që një qeveri që ka qeverisur e vetme me minoritetet nuk ka me përtypë ose me përceptu që duhet të qeverisin prapë me dikë tjetër, sidomos me ato partitë që i ka sulmuar shumë gjatë fushatës zgjedhore dhe ka përdorur fjalor denigrues për kundërshtarët e vet politikë”.

“Tash kur është ndodhur para një situate në të cilën nuk mundet me u bë qeveria, e kemi këtë cirkusin që po ndodh çdo të dytën ditë, do të thotë degradim total i Parlamentit të Republikës së Kosovës, duke dashur të imponojë diçka që s’munet me u imponu”, u shpreh ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...