18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Muhaxheri publikon përurimin e çerdhes në ‘Karagaç’

Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka publikuar sot përurimin e hapjes së çerdhes së re në Bashkësinë Territoriale ‘Karagaç’ në Pejë, projekt i paralajmëruar më herët si investim kapital për komunitetin e kësaj pjese të Pejës.

Prerjen e shiritit nga komuna e Pejës, solemnisht e kanë bërë nënkryetari i komunës Fatmir Asllani dhe Drejtori i Arsimit Naser Gega.

‘Sot, po shënojmë fillimin e një rrugëtimi të ri drejt kujdesit dhe arsimimit të hershëm për brezat e ardhshëm të vendit tonë, duke bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së fëmijëve tonë.’-ka shkruar mes tjerash Muhaxheri.

Postimi i plotë:

‘Ditën e sotme po e shënojmë me një lajm shumë të mirë për qytetin e Pejës.

Sot, po shënojmë fillimin e një rrugëtimi të ri drejt kujdesit dhe arsimimit të hershëm për brezat e ardhshëm të vendit tonë, duke bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së fëmijëve tonë.

Hapja zyrtare e çerdhes në lagjen Karagaçi ishte një ngjarje e bukur, plotë emocione dhe shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët.’-shkruan Muhaxheri./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...