Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar me pikëllim për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Gashi që vdiqën në aksidentin në Çubrel të Skenderajt, janë nga Peja.
‘Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre.’-thuhet mes tjerash në reagimin e Muhaxherit.
Reagimi i plotë:
‘Me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për aksidentin e rëndë që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja. Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne.
Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre.
Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda.’-shkruan Muhaxheri./Njeshi&RADIO 1/
Reagon Ali Berisha: Peja sot është e zymtë dhe e bashkuar në pikëllimin e saj