14.9 C
Pec
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Muja viziton kryetarin e ri të Mitrovicës së veriut: Shërbimi për çdo qytetar do të jetë përkushtimi i tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, njoftoi të premten se ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, në ditën kur ky i fundit zyrtarisht mori detyrën.

Teksa e uroi për marrjen e detyrës së re, Muja tha se Mitrovica e veriut ka shumë punë e nevoja dhe shtoi se shërbimi për çdo qytetar do të jetë përkushtim i përditshëm i kryetarit Atiq.

“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re”, ka shkruar deputeti në Facebook.

“Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm. Punë të mbarë Erden Atiq”.

Erden Atiq, të premten ka dhënë betimin e tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës së veriut, i cili në zgjedhjet e 23 prillit ka marrë 66.9 për qind të votave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...